Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka uruar Behgjet Pacollin dhe familjen e tij për dhënien e 1 milion eurove me qëllim të rindërtimit të zonave të prekura nga tërmeti.
Rama ka shkruar në Facebook, transmeton Gazeta Sinjali, “rrofsh e qofsh me fëmijët, gruan, vëllezërit dhe kë të do e bardha zemër”.
Ndryshe, zëvendëskryeministri në largim i Kosovës, Behgjet Pacolli, pak më parë njoftoi se ka vendosur të dhurojë 1 milion euro për rindërtimin e zonave të prekura nga tërmeti.
‘Kjo është më e pakta që unë dhe familja ime mund të bëjmë për Shqipërinë tonë të dashur’, ka shkruar Pacolli. /Gazeta Sinjali/