image I dërguari special i Trumpit thotë se nuk ka ardhur për t'i pajtuar LDK-në me VV-në

Darka/ I dërguari special i Trumpit thotë se nuk ka ardhur për t’i pajtuar LDK-në me VV-në

news image

Sonte në darkën e punës të mbajtur në Prishtinë, ndërmjet presidentit Hashim Thaçi dhe të dërguarit special, Richard Grenell, është biseduar për arsyen e vizitës së këtij të fundit në Kosovë.

I dërguari special i SHBA-ve, Richard Grenell, është shprehur se do të nxisin qeveritë dhe liderët në Kosovë e Serbi për zhvillim ekonomik sepse njerëzit e meritojnë. Gjithashtu, Grenell ka thënë se kanë shumë projekte për të bërë dhe prandaj është këtu e jo për debatin politik.

‘’Kemi shumë projekte e ide që do të krijojnë energji, ekonomi, por veçanërisht, punë – punë që paguhen mirë. Presidenti Trump ka qenë i përqendruar në këtë, duke thënë: ‘kur keni ekonomi vibrante, kur keni njerëz që marrin pjesë në ekonomi me mënyra të reja, me biznese të reja, çështjet politike bien, sepse atëherë njerëzit përqendrohen në jetën e tyre të përditshme. Për këtë jam këtu dhe s’dua të kyçem në debatin politik, sepse kjo po na lë prapa’’, ka thënë emisari Grenell./ Gazeta Sinjali/