I dërguari Special i Britanisë së Madhe për Ballkanin Perëndimor, Stuart Peach, sot do të vijë për vizitë zyrtare në Kosovë.
Vizita e Peach është konfirmuar nga Qeveria e Kosovës, raporton Gazeta Sinjali.
Emisari britanik do të takohet me liderët shtetërorë kosovarë, duke filluar nga takimi me presidenten Vjosa Osmani që do të nisë në orën 11:00.
Pasdite, Peach do të pritet në takim nga kryeministri, Albin Kurti.
Vizita e tij në Kosovë vjen pas vizitës që pati dje në Serbi, ku u takua me liderët shtetërorë atje, me të cilët diskutoi edhe për dialogun Kosovë – Serbi dhe zhvillimet e tjera në rajon.