image I dërguar i posaçëm i Trump-it takohet në Berlin me delegacionin e LDK-së: Të hiqet taksa ndaj Serbisë

Kosovë

Politikë/ I dërguar i posaçëm i Trump-it takohet në Berlin me delegacionin e LDK-së: Të hiqet taksa ndaj Serbisë

news image

Një delegacion i Lidhjes Demokratike të Kosovës, është takuar gjatë ditës së sotme në Berlin me Richard Grenell, i dërguar i posaçëm nga presidenti amerikan, Donald Trumpit.

Delegacioni i LDK-së ka qenë i përbërë prej Avdullah Hotit, Agim Veliut dhe Skende rHysenit.

Grenell ka kërkuar që të hiqet taksa e Kosovës ndaj Serbisë si dhe të përqendrohen në politika që zhvillojnë ekonominë dhe krijojnë vende të punës.

“Gjatë bisedës, Ambasadori Grenell inkurajoi delegacionin e LDK-së që të ruajë përkushtimin për rend dhe ligj dhe të marrë vendime të cilat e avancojnë dialogun me Serbinë”.

“Ambasadori Grenell, po ashtu, kërkoi nga delegacioni që të hiqet tarifa ndaj mallrave serbe dhe të përqendrohet në politikat që thellojnë zhvillimin ekonomik dhe krijojnë vende pune për popullin e Kosovës”.

“Delegacioni i LDK-së e njoftoi Ambasadorin Grenell për përpjekjet që po bëhen për të arritur një marrëveshje për formimin e Qeverisë”, thuhet në njoftimin e LDK-së./Gazeta Sinjali/.