image I dënuari që Thaçi ia fali 1 vit burgim, pinte shampanjë me Kadri Veselin e Shaqir Totajn

Kosovë

Drejtësi/ I dënuari që Thaçi ia fali 1 vit burgim, pinte shampanjë me Kadri Veselin e Shaqir Totajn

news image

Granit Paçarizi, në fillim të këtij viti ka marr lajmin më të mirë në vitet e fundit, kur pjesa e dënimit me burgim prej 1 viti i është falur nga presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, shkruan Gazeta Sinjali.

Por shoqëria me kryetarin e tanishëm të PDK-së, Kadri Veselin dhe me anëtarin e kësaj partie Shaqir Totaj, çuditërisht duket se nuk ka munguar.

Një vështrim në profilin e tij në facebook, shihen disa fotografi të Paçarizit të publikuara me Kadri Veselin dhe bashkëshorten e kryetarit të PDK-së. Po ashtu në atë foto shihet edhe Shaqiri Totaj si dhe një grua tjetër që duket të jetë bashkëshortja e tij.

Në fotografi Paçarizi së bashku me Veselin e Totajn shihet duke konsumuar shampanj.

Madje në një fotografi tjetër Totaj shihet duke kaluar kohën edhe në fitnes me Pacarizin./Gazeta Sinjalil./