image I del zjarri nga kontrolli, 'shkrumbon' 30 ari sanë

Siguri

I del zjarri nga kontrolli, ‘shkrumbon’ 30 ari sanë

news image

Gazeta Sinjali ka mësuar se gjatë ditës së djeshme në fshatin Smire të Vitisë është djegur sipërfaqja prej 30 ari me sanë.

Burime të Gazetës Sinjali bëjnë të ditur se një person gjersa kishte qenë duke djegur mbeturinat, i kishte dalë zjarri nga kontrolli.

Si pasojë e kësaj, zjarri ka djegur sipërfaqen me sanë të një personi tjetër, duke i shkaktuar kështu atij  dëme materiale rreth 120 euro.

Rasti ka ndodhur dje rreth orës 14:00. /Gazeta Sinjali/