Ishte në gjendje të dehur por s’la pa e sulmuar fizikisht edhe gruan, shkruan Gazeta Sinjali.
Rastet e dhunës në familje duket se nuk kanë të ndalur, në veçanti, dhuna ndaj gruas.
Burimet e Gazetës Sinjali tregojnë se dje rreth orës 17:00, një burrë në Leposaviq, më konkretisht në fshatin Zemanicë, derisa ishte në gjendje të dehur e rrahu gruan.
Sinjali ka mësuar se gruaja ka marrë lëndime trupore e më pas ka pranuar edhe tretman mjekësor.
Sulmuesi, është arrestuar. /Gazeta Sinjali/