Një person është arrestuar mbrëmë në rrugën “Emin Duraku” në Mitrovicë, pasi që i njëjti dyshohet për sulm ndaj personit zyrtar, shkruan Gazeta Sinjali.
Gjithë ngjarja sipas burimeve të Sinjalit brenda Policisë, nisi kur personi që u arrestua ishte duke vozitur veturën në gjendje të dehur dhe nuk kishte patentë shofer.
Këto burime bëjnë me dije, se i njëjti kishte sulmuar edhe një zyrtar policor, i cili për shkak të lëndimeve të marra, ka pranuar tretman mjekësor.
Pas kapjes së tij, Policia ka kontrolluar veturën dhe ka konfiskuar një armë me fishek, si dhe një qese me substancë të dyshuar.
Siç merr vesh Sinjalit personi i arrestuar është dërguar në ndalim policor.