Një prej personave që kanë nxjerrë në breg trupin e Garyfallias, 26-vjeçares greke që u vra nga i dashuri dhe më pas u hodh në det nga një lartësi e madhe, është një shqiptar që jeton në Folegandro.
Dashamir Pura ka treguar për mediat greke momentin kur kanë nxjerrë nga deti trupin e pajetë të së resë.
Unë pyeta se çfarë ka ndodhur dhe ata më thanë se një makinë ka rënë nga shpati dhe një kufomë ndodhet në det. Nga lart dukej sikur ishte gjallë për shkak se dallgët e lëviznin trupin e saj. Ne menjëherë zbritëm për ta ndihmuar.
“Unë u futa në det bashkë me dy persona të tjerë pasi nuk mund ta tërhiqja i vetëm. Të dy po e mbanin nga koka ndërsa unë po e shtyja derisa të dilnim në breg. Sapo erdhi mjeku u përpoq ta sillte në jetë por më kot. Unë prita atje derisa erdhi një varkë për ta marrë atë”, është shprehur shqiptari.
Ndërsa një tjetër dëshmitar amerikan ka treguar si e pikasi trupin teksa ndodhej me vajzën e tij. Christian Koziol i cili ndodhej në Folegandros për pushime, më 16 korrik pa me gruan dhe vajzën e tij trupin e pajetë 26-vjeçares pak pasi ishte vrarë nga Dimitris Vergos. /Gazeta Sinjali/