Shoqata e Gastronomëve të Prishtinës i kanë bërë apel qeverisë që punëtorët e sektorit privat të kenë pagë të dinjitetshme për kohën që nuk po punojnë si pasojë e pandemisë.
Kjo shoqatë ka shkruar se minimumi i pritjeve është paga për sektorin privat dhe koha për të vepruar është tani.
“Asnjë politikan nuk i duhet shtetit pa ekonomi dhe pa sektor privat. Minimumi i pritjeve tona është një pagë e dinjitetshme për punëtorët e sektorit privat, për kohën që nuk po punojnë, si pasojë e pandemisë, nga taksat e tyre që ata i paguajnë në buxhetin e vendit. Koha për të vepruar është tani”, thuhet në reagim.