Kryeinspektorit i Punës për rajonin e Mitrovicës, Nexhat Fazliu, i cili ishte sulmuar për vdekje nga tre persona të panjohur, thotë se ky veprim është udhëruar nga Mentor Beqiri, pronar i subjektit afarist “MAB” SH.P.K, shkruan Gazeta Sinjali.
Fazliu thotë se subjekti afarist në fjalë është gjobitur nga Inspektorati i Punës me 10 mijë euro gjobë për shkak të një punonjëse 16 vjeçare, për të cilën thotë se kanë marrë ankesë direkt nga prindi i saj dhe e cila është gjetur duke punuar si kamariere, nga ora 18:00 deri në ora 04:00 të mëngjesit.
“Krimineli i arrestuar (M. K) dhe dy personat tjerë ne arrati, janë pikërisht punonjes të biznesit “MAB” SH.P.K. Unë si Udhëheqës i Inspektoratatit të Punës për Rajonin e Mitrovicës dhe Inspektoret e Punës, jemi kërcenuar edhe ne prezencën e Policëve lokal te Komunës se Mitrovicës (Stacioni Jugu)! Por edhe përkundër kërcenimeve dhe përcjellëjes së këtyre kriminele, në prezencë të Policëve, prapë policia lokale e Mitrovicës nuk i ka arrestuar personat dhe afaristin e njohur si Kriminel për Kontraband në Veri të Mitrovicës (Mentor Beqiri), lidhur me neglizhencen dhe mos reagimin e Policise eshte hapur rast edhe ne Inspektoratin e Policise. Sulmi im, është cilesuar nga ana e Prokurorit të shtetit si sulm ndaj përsonit zyrtar, Vrasje në tentativë dhe demtim i pasurisë Shtetërore!”, ka shkruar ndër të tjera kryeinspektori.
Më tej, Fazliu shton se pret dënimin e merituar për kryesit e kësaj vepre.
“Presim denim të merituar për këta kriminel dhe urdhërdhënesin (Mentor Beqiri), nga ana e Gjykatës Themelore në Prishtinë. Gjithashtu i falënderoj Njesinë për Krimeve të rënda të Policisë të Rajonit të Prishtinës, për punën e kryer në menyrë profesionale dhe me një trimeri të pa shoq, ku keta djem mua më motivojnë edhe më shumë që të jemë edhe më i përkushtuar në kryerjeen e detyrës zyrtare”, ka përfunduar ai./Gazeta Sinjali/