image I ankohen për çmimin e naftës, Rama ua përmend shtrenjtimin e rrymës në Kosovë: Unë s’e braktis popullin

Shqipëri

I ankohen për çmimin e naftës, Rama ua përmend shtrenjtimin e rrymës në Kosovë: Unë s’e braktis popullin

news image

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka replikuar me komentuesit në profilin e tij Facebook në lidhje me rritjen e çmimit të karburantëve.

Një qytetar e pyet Ramën në lidhje me çmimin e lartë të naftës por kreu i qeverisë shqiptare e mohon një gjë të tillë, duke e përmendur shtrenjtimin e energjisë elektrike në Kosovë e duke mohuar se po e braktis popullin.

Kryeministri shqiptar pyetet nëse e di se në vend çmimi i naftës është 200 mijë lekë, por Rama ia kthen se një gjë e tillë nuk është e vërtetë.

“Sikur kjo te ishte e vertete sot çmimi i energjise do kishte kercyet përpjete si ne Kosovë apo si ne vende te tjera përreth, por e kundërta është e vërtete, braktisja e popullit nuk ka asnjë lidhje me mua”, shkruan Rama në komentin e tij.

Ndërkohë një tjetër komentues i kujton kryeministrit se ai e ka pyetur për çmimin e naftës dhe jo të energjisë  dhe Rama  ja kthen se e di se për çfarë është pyetur.

“E di për çfarë me pyeti dhe janë të lidhura bashke gjerat, prandaj edhe nuk duhen pare te shkëputura se arka e shtetit një është”, shprehet ndër të tjera kryeministri. 

/GazetaSinjali/