Ish-ministri, Skënder Hyseni ka reaguar pas takimit të zhvilluar dje në Washington në mes të Sekretarit Amerikan të Shtetit, Antony Blinken dhe krerëve të shtetit të Republikës së Kosovës, presidentes Osmani dhe kryeministrit Kurti.
Hyseni ka komentuar deklaratën e Blinken pas takimit, duke thënë se në të kishte porosi të qarta.
Ai ka thënë se një takim i tillë në Washington duhet mirëpritur, derisa thotë se shpreson që liderët e Kosovës ta kenë kuptuar rëndësinë dhe urgjencën e mbylljes së dialogut me Serbinë me njohje të ndërsjellë.
“SHBA po demonstron përkushtimin për Kosovën. Uroj qe krerët e Kosovës ta kenë kuptuar rëndësinë, seriozitetin dhe urgjencën e mbylljes së dialogut me Serbinë me marrëveshje për njohje të ndërsjëllë, që është thelbësore për integrimet e përshpejtuara euro atlantike e ndërkombëtare të vendit tonë“, ka shkruar Hyseni në llogarinë e tij në Facebook.