Ish- ministri i Punëve të Brendshme, Skender Hyseni, ka thënë se taksa 100 për qind për produkte serbe duhet të hiqet menjëherë.
Sipas tij, kryetari i LDK-së, Isa Mustafa ka kërkuar nga kryeministri Albin Kurti heqjen e menjëhershme dhe pa kushte të taksës.
“Tarifa duhet të hiqet pa kushte”, tha Hyseni i ftuar në emisionin Pressing.
Hyseni edhe në deklaratat e tij të mëhershme ka thënë se Qeveria e Kosovës ka nevojë që të veprojë me mençuri e maturi dhe se duhet të ketë kujdes, pasi partneriteti me SHBA-të është jetik./Gazeta Sinjali/