Anëtari i Kryesisë së LDK-së, Skender Hyseni, ka thënë se vendimi i kryeministrit Albin Kurti për ta shkarkuar Agim Veliun nga posti i ministrit të Punëve të Brendshme është iracional dhe i pashpjegueshëm.
Hyseni ka paralajmëruar se LDK-ja brenda pak minutash do të marrë vendim lidhur me këto zhvillime, shkruan Gazeta Sinjali.
“Është tërësisht e papranueshme për LDK-në.. Brenda pak minutash LDK do të marr vendim lidhur me zhvillimet e fundit politike”, ka thënë Hyseni për Klan Kosova.
Sipas Hysenit, Kurtit i mungon pjekuria politike për ta ruajtur stabilitetin qeverisës.
Hyseni ka thënë se sipas marrëveshjes për koalicion, Kryesia e LDK-së duhet të konsultohet nga kryeministri për shkarkime apo emërime të zyrtarëve të LDK-së në qeveri. /Gazeta Sinjali/