image Hyseni në SHBA, qysh në mëngjes takohet me zyrtarë të lartë amerikanë

Kosovë

Hyseni në SHBA, qysh në mëngjes takohet me zyrtarë të lartë amerikanë

news image

Koordinatori i shtetëror i Kosovës për dialogun me Serbinë, Skender Hyseni, dje ka mbërritur në Washington të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA). Ai ka bërë të ditur se mëngjesin e sotëm do të fillojë takimet e planifikuara me zyrtarët amerikanë, shkruan Gazeta Sinjali.

Përfaqësuesi i Kosovës pritet të takohet me Sekretarin Amerikan të Shtetit, Mike Pompeo dhe me Përfaqësuesin Special të SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Matthew Palmer.

Më 24 korrik, Hyseni në Bruksel e kishte takuar Asistent Sekretarin Kryesor për Evropë dhe Euroazi të Departamentit të Shtetit, Philip Reeker, me të cilin kishte biseduar rreth procesit të dialogut Kosovë-Serbi.

Përpara këtij udhëtimi, Hyseni e ka takuar Enver Hoxhajn e PDK-së dhe Fatmir Limajn e Nismës, në kërkim të një uniteti sa më të gjerë për procesin e dialogut.

Skender Hyseni u emërua nga kryeministri Avdullah Hoti në pozitën e koordinatorit shtetëror për dialog me Serbinë. Ky vendim mori edhe mbështetjen e presidentit të vendit, Hashim Thaçit. /Gazeta Sinjali