image Hyseni: LDK-ja s’do ta presë Kushtetuesen, do t’ia japë Thaçit emrin e mandatarit

Kosovë

Politikë/ Hyseni: LDK-ja s’do ta presë Kushtetuesen, do t’ia japë Thaçit emrin e mandatarit

news image

Skender Hyseni, anëtar i kryesisë në Lidhjen Demokratike të Kosovës ka thënë se partia e tij do t’ia japë presidentit Thaçi emrin e mandatarit, pa pritur interpretimin e Kushtetueses.

Ai është pyetur rreth kësaj gjëje, pas paralajmërimit të kryeministrit Kurti për dërgim në Kushtetuese vendimin potencial të Thaçit.

“Në jetën politike në Kosovë, gati çdo gjë kontestohet dhe nëse merremi me kontestime, nuk do të lëvizim fare”, ka thënë ai në KTV.

Hyseni po ashtu është përgjigjur në pyetjet nëse e konsideron kushtetues paralajmërimin e Thaçit për krijimin e një qeverie të re pa fituesin e zgjedhjeve në të.

Ai ka thënë se sistemi zgjedhor në Kosovë, që është proporcional, nuk ka fitues absolut të zgjedhjeve, sepse “asnjëherë që nga pavarësia, asnjë parti politike nuk ka arritur që ta fitojë shumicën, për ta krijuar vetë qeverinë”.