image Hyseni: Arritja e marrëveshjes Kosovë-Serbi dobëson ndikimin rus në Ballkan

Politikë

Hyseni: Arritja e marrëveshjes Kosovë-Serbi dobëson ndikimin rus në Ballkan

news image

Ish- koordinatori shtetëror për dialogun Kosovë-Serbi Skender Hyseni, ka thënë se duhet sa më parë të arrihet marrëveshje përfundimtare mes Kosovës dhe Serbisë, pasi që sipas tij, çdo zvarritje e marrëveshjes përfundimtare mes këtyre dy shteteve, çon Kosovën në izolim.

Hyseni ka thënë se as Serbia nuk mund të bëjnë hapa përpara drejt integrimeve evropiane pa marrëveshje me Kosovë.

“Çdo zvarritje e mëtejme e marrëveshjes me Serbinë, Kosovën mund ta betonojë në status-quo, e që në terma praktik do të thot izolim dhe rrezikim i vet shtetësisë dhe pavarësisë së saj. Stabiliteti afatgjatë i Kosovës dhe konsolidimi ndërkombëtar i shtetësisë përmes rrumbullakësimit të subjektivitetit të saj nuk është i mundur pa një marrëveshje për njohje të ndërsjellë mes Kosovës dhe Serbisë. Nuk mund te ketë progres as në rrugën e Kosovës për anëtarësim në NATO e as BE pa u arritur kjo Marrëveshje. Janë çështje drejtëperdrejtë të lidhura. As Serbia nuk mund te bëj hapa përpara drejt integrimeve evropiane pa marrëveshje me Kosovën”, ka thënë ai.

Hyseni theksoi se arritje e marrëveshjes Kosovë-Serbi ka një rëndësi të veçantë sepse dobëson ndikimin rus në Ballkan.

“Marrëveshja me Serbinë ka edhe një rëndësi të veçantë, e që është dobësimi i ndikimit dhe rolit rus në Ballkan. Pra, qeveria e Kosovës duhet të harmonizojë politikat dhe interesat e saj me politikat e partnerëve tonë në Ballkan dhe interesat e tyre”, ka përfunduar ai. /Gazeta Sinjali/