Shqipëria është gati për ndeshjen kundër Hungarisë dhe këtë e thotë edhe mbrojtësi Elseid Hysaj, i cili ka dalë sot para mediave dhe ka deklaruar fillimisht.
“Skuadra është e gatshme për këtë ndeshje sepse siç e kemi parë edhe në ndeshjet e kaluara që kemi luajtur shumë mirë. Kemi analizuar edhe ndeshjen e kaluar me trajnerin dhe jemi duke përgatitur këtë ndeshje në mënyrë sa më të mirë të mundshme dhe besoj se jemi gati për këtë ndeshje”.
Më pas shkodrani është pyetur edhe për repartin e mbrojtjes në veçanti.
“Me Poloninë kemi gabuar ne, e kemi thënë edhe kur mbaroi ndeshja, në disa raste. Kemi studiuar Hungarinë sepse është një ndeshje e rëndësishme. Po nuk fituam këtë, me Poloninë është pak më ndryshe. Ne duhet të shkojmë tani në Hungari, ta fitojmë ndeshjen atje dhe pastaj të mendojmë mirë për Poloninë se si duhet të përballemi”, përfundoi lojtari i Lazios. /Gazeta Sinjali Sporti/