image Hysaj drejt largimit nga Napoli, gjiganti spanjoll shpreh interesim për shqiptarin

Futboll

Hysaj drejt largimit nga Napoli, gjiganti spanjoll shpreh interesim për shqiptarin

news image

Mbrojtësi shqiptar, Elseid Hysaj, raportohet se është gjithnjë e më afër largimit nga Napoli, transmeton Sporti në Sinjali.

Kapiteni i Kombëtares së Shqipërisë nuk po arrin të gjejë vend në formacionin bazë dhe besohet se po mendon largimin.

Mediat italiane shkruajnë se 26 vjeçari është duke kaluar sezonin e fundit te Napoli, aty ku u transferua në vitin 2015.

Për Elseid Hysajn raportohet se interesim ka shprehur Atletico Madridi, skuadër e cila ishte e lidhur me një transferim të lojtarit edhe kohë më parë.

Kujtojmë se Hysaj mund t’i bashkohet madrilenëve si lojtar i lirë, pasi kontrata me Napolin i skadon në verën e këtij viti. /Sporti në Sinjali/.