Mbrojtësi shqiptar, Elseid Hysaj, raportohet se është gjithnjë e më afër largimit nga Napoli, transmeton Sporti në Sinjali.
Kapiteni i Kombëtares së Shqipërisë nuk po arrin të gjejë vend në formacionin bazë dhe besohet se po mendon largimin.
Mediat italiane shkruajnë se 26 vjeçari është duke kaluar sezonin e fundit te Napoli, aty ku u transferua në vitin 2015.
Për Elseid Hysajn raportohet se interesim ka shprehur Atletico Madridi, skuadër e cila ishte e lidhur me një transferim të lojtarit edhe kohë më parë.
Kujtojmë se Hysaj mund t’i bashkohet madrilenëve si lojtar i lirë, pasi kontrata me Napolin i skadon në verën e këtij viti. /Sporti në Sinjali/.