Një vajzë nga Kenia që jetonte në Kanada është mbytur në pishinën e një moteli, derisa e gjithë ngjarja e tmerrshme po transmetohej drejtpërdrejtë në Facebook, e babai i saj ka kërkuar ndihmë financiare me qëllim që të mund të rikthej kufomën në atdhe dhe ta varrosë.
Hellen Wendy Nyabuto, 24-vjeçe, mund të shihet duke u futur thellë në ujë në motelin “Key” në Ontario, ku ajo po qëndronte si mysafire.
Ajo pasi ishte futur thellë në ujë, kishte pasur problem të del mbi sipërfaqen e ujit, ku si pasojë humbi jetën.
Kjo vajzë e re punonte si infermiere në Toronto, dhe në ato momente po u përgjigjej ndjekësve dhe miqve në pyetjet e tyre të shumta, derisa gjithçka po transmetohej drejtpërdrejtë në Facebook.
Në po të njëjtën ditë, trupin e saj të pajetë e gjetën mbi sipërfaqen e ujit dy burra fillimisht menduan se bëhet fjalë për një qen.