image Hynë në grevë Administrata e Gjykatës Themelore të Prizrenit

Drejtësi

Hynë në grevë Administrata e Gjykatës Themelore të Prizrenit

news image

Duke u bazuar në vendimin e Sindikatës së Pavarur të Juridikaturës së Kosovës, Shoqata Sindikale e Administratës së Gjykatës Themelore në Prizren ka bërë të ditur, se që nga dita e sotme kjo gjykatë është në grevë.

Sipas njoftimit të kësaj shoqate, greva do të vazhdojë deri në realizimin e këtyre kërkesave:

  1. Aprovimin e ligjit për punëtorët e administratës së gjykatave dhe prokurorive duke u bazuar në projekt ligjin për plotësimin dhe ndryshimin e Ligjit për Zyrtar Publik 06/L-114 neni 2 pika B.
  2. Përafrimi pagave të punëtorëve të administratës së gjykatave dhe prokurorive në raport me pagat e gjyqtarëve dhe prokurorëve.
  3. Pagesa lineare nga 150 euro, për çdo punëtor të administratës së gjykatave dhe prokurorive deri në hyrjen në fuqi të Ligjit për Paga.
  4. Si dhe të paguhet shujta ditore në shumën prej 3 euro.Të paguhet pagesa e udhëtimit në shumën prej 3 euro.

/GazetaSinjali/