Për shkak se një grua shkoi të lahej e mbuluar me burka në një pishinë në Balsthal, kujdestarët e pishinës e thirrën policinë zvicerane. Sepse sipas rregullave, në këtë pishinë lejohen vetëm veshjet europiane të larjes, shkruajnë mediat zvicerane.
Në një pishinë në Balsthal SO të Zvicrës, të enjten është shkaktuar një mosmarrveshje midis një gruaje të veshur me burka dhe një kujdestar të pishinës. Arsyeja për këtë ishte se në rregulloren e pishinës ështrë shkruar qartë: “Ndalohet mbajtja e rrobeve të gjata nën gju”.
Sapo gruaja u fut në ujë, ajo u ftua nga kujdestarët, siç raporton “Blick”. Por, notuesja e mbuluar nuk iu bind urdhërave të kujdestarëve. Në të njëjtën kohë disa nga shoqet e saja filluan ta filmojnë dhe fotografojnë kujdestaren e pishinës.
Pas një kohe, kujdestarët e kontaktuan policinë. Vetëm atëherë situata u qetësua pak. Astrid Bucher, zëdhënës i mediave i Policisë Kantonale Solothurn, konfirmoi intervenimin në pishinën Moos. Por, policia ishte alarmuar pasi një grua e kishte filmuar kujdestaren e pishinës.
Qysh një muaj më parë kujdestarja ishte prononcuar në lidhje me rregullat e veshjes në këtë pishinë. Në atë kohë ajo kishte thënë: “Sipas rregullave tona të larjes, lejohen vetëm kostume normale europiane të banjës”.
Kushdo që nuk ka veshje europiane për larje dhe që dëshiron të lahet në këtë pishinë, duhet të marrë me qira rrobat e duhura në pishinë – ose të largohet nga këtu. Arsyeja për këtë është se vitin e kaluar të gjithë mysafirët u larguan menjëherë nga pishima kur dikush e mbuluar me burka u hodh në ujë, informon Shtegu.
Siç u konstatua më vonë, ky veprim ishte i planifikuar. Gruaja është një mbështetëse e Këshillit Qendror Islamik të Zvicrës (IZRS). Rregullorja e pishimës e bën të ndjehet e kufizuar në lirinë e saj fetare, thotë ajo. Diqka e ngjashme është gjithashtu në dispozicion në llogarinë Twitter të IZRS.