image Hykmete Bajrami ndërron zyrën, zyrtarisht fillon punën si ministre e Financave dhe Transfereve

Politikë

Hykmete Bajrami ndërron zyrën, zyrtarisht fillon punën si ministre e Financave dhe Transfereve

news image

Ish-ministrja e Arsimit, Hykmete Bajrami, sot zyrtarisht ka pranuar detyrën si ministre në Ministrinë e Financave dhe Transfereve.

Ajo theksoi se duke pasur parasysh situatën ekonomike të krijuar nga pandemia COVID-19 dhe kërkesat e shumta buxhetore për mbështetje në luftimin e pandemisë, të cilat presin për t’i zgjidhur, i obligon të gjithë që bashkërisht të japin zgjidhje të drejtë për të siguruar një të ardhme financiare të qëndrueshme.

Ministrja Bajrami gjithashtu theksoi se sfidë tjetër për të gjithë stafin e MFT-së në këtë kohë pandemie është edhe Rishikimi i Buxhetit, ku duhet të kenë një angazhim tjetër shtesë.

Ajo gjithashtu theksoi se e njeh një pjesë të stafit të ministrisë nga angazhimet e mëparshme dhe se në këtë ministri gjithmonë ka pasur dhe ka njerëz  që me zotësinë e tyre e kanë dëshmuar se janë të përgatitur dhe të përgjegjshëm për tejkalimin e sfidave të mëdha./ Gazeta Sinjali/