Kandidati i AAK-së për kryetar të Prishtinës, Daut Haradinaj ka prezantuar planin e angazhimit të tij për Prishtinën, shkruan Gazeta Sinjali.
Haradinaj përmes një postimi në Facebook, ka shpërndarë imazhe të një monumenti të ashtuquajtur “Hyjnesha e Prishtinës”, ku sipas tij do të jetë pika kryesore për të rinjtë, përveç simbolikës dhe vlerave estetike.
Sipas këtij njoftimi në këtë hapësirë do të funksionojë Qendra dhe Akademia Inovative, ku të rinjtë kreativë, artistët dhe njerëz me ide do të kenë mundësi që të krijojnë, mësojnë dhe kontribuojnë. /Gazeta Sinjali/