image Hyjnë në fuqi masat e reja antiCOVID

Sociale

Hyjnë në fuqi masat e reja antiCOVID

news image

Qeveria e Kosovës ka vendosur mbrëmë masat e reja antiCOVID, që hyrën në fuqi sot, më 19 prill, nshkruan Gazeta Sinjali.

Qeveria e Kosovës ka hequr disa kufizime të vëna më 6 prill për luftim të pandemisë së koronavirusit.

Me vendim të ri të së dielës, i cili nis së zbatuari nga 19 prilli, kufizimi i lëvizjes do të vazhdojë në periudhën 22:30 – 05:00.

Institucionet arsimore, si publike, ashtu edhe ato private të të gjitha niveleve të arsimit, do të zhvillojnë mësimin sipas udhëzuesit përkatës.

Bizneseve të gastronomisë do t’iu lejohet puna, mirëpo duket pasur parasysh mbajtjen e distancës fizike dhe kufizimin e konsumatorëve për metër katror.

Qendrat tregtare do të hapen po ashtu, duke pasur parasysh mbajtjen e distancës.

Sa i përket hyrjes në territorin e Kosovës, masa e njëjtë do të vazhdojë të zbatohet, që nënkupton se secili person që shkon në këtë shtet nga një vend me rrezikshmëri të lartë duhet të prezantojë testin PCR për koronavirus, jo më të vjetër se 72 orë.

/Gazeta Sinjali/