image Hungaria shënon rekord të rasteve me COVID-19

Rajon

Hungaria shënon rekord të rasteve me COVID-19

news image

Komiteti i krizës së koronavirusit në Hungari njoftoi një numër rekord të infeksioneve të reja, me 1 322 raste të konfirmuara gjatë 24 orëve të fundit, transmeton Gazeta Sinjali.

Gjatë dy javëve të fundit, vendi me 10 milionë banorë ka raportuar infeksione të reja me një normë prej 700 deri në një mijë rastesh në ditë, raporton ATSh.

Numri i vdekjeve të shkaktuara nga koronavirusi po rritet gjithashtu, me 17 viktima të raportuara sot dhe 16 ditën e djeshme, duke e rritur numrin e përgjithshëm të vdekjeve në 798.

Ndërsa, 740 pacientë janë të shtruar në Spital me COVID-19, 47 prej të cilëve ndodhen në intubim.

Ekspertët paralajmërojnë se kulmi është veçanërisht shqetësues për shkak të shkallës së lartë të rezultateve pozitive të testit, me 6-12 % të atyre që u testuan rezultuan pozitivë në muajin e kaluar. /Gazeta Sinjali/