Kuvendi i Hungarisë, të martën, ka miratuar legjislacionin përmes të cilit ndalon që në përmbajtjet e teskteve shkollore të promovohet homoseksualiteti dhe ndryshimi i gjinisë, transmeton Gazeta Sinjali.
Votimin e këtij legjislacioni e kanë kundërshtuar fuqishëm partitë opozitare dhe grupet për të drejtat e njeriut.
Kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban, ka sjellë ndryshime radikale në politika sociale, duke dalë kundër pjesëtarëve të komunitetit LGBTI dhe emigratëve. Politikat e qeverisë aktuale kanë shkaktuar përçarje mes hungarezëve.
Propozimin për ndalimin e përmbajtjeve shkollore rreth LGBTI-së, pushteti e futi brenda një projektligji që e penalizon prerazi pedofilinë, duke ua bërë kështu shumë më të vështirë kundërshtarëve të tij që të votojnë kundër tij, shkruan CNN.
Votimi i këtij legjislacioni ka nxitur të hënën një protestë masive pranë Kuvendit të Hungarisë.