Autoritetet hungareze kanë vendosur masa të reja kundër COVID-19, ndërkaq ka vendosur edhe kufizime në kufijtë e saj.
Kështu ka bërë të ditur, zyra e kryeministrit hungarez, Viktor Orban.
Nën rregullat e reja, shtetasit e Hungarisë që kthehen nga shtetet në rrezik të lartë, të listuara me ngjyrat “kuq” dhe “verdhë”, do të duhet të kalojnë nëpër kontrollet në kufi dhe t’i nënshtrohen vetizolimit 14-ditësh, edhe nëse nuk janë të infektuar.
Kjo mund të shmanget vetëm me dy teste negative për COVID-19 që nuk janë më të vjetra se 5 ditë, raportojnë agjencitë lokale të lajmeve.
Të njëjtat rregulla shkojnë edhe për shtetet e “verdha”, por udhëtarët nga shtetet “e kuqe” nuk mund të hyjnë fare.
Shtetet si Shqipëria, Kosova, Mali i Zi dhe Ukraina hyjnë në kategorinë e kuqe.
Serbia, Bullgaria, Portugalia, Romania, Rusia, Suedia dhe Britania janë në mesin e shteteve “të verdha” ndërsa udhëtimi nga Kroacia, që është destinacion i njohur veror për hungarezët, tash për tash do të jetë i lirë./ Gazeta Sinjali/