image Hungaria kalon në epërsi ndaj Francës në fund të pjesës së parë, të pranishmit në këmbë

Futboll

Hungaria kalon në epërsi ndaj Francës në fund të pjesës së parë, të pranishmit në këmbë

news image

Një nga kombëtaret nikoqire të Kampionatit Evropian Hungaria po përballet me Francën në ndeshjen e dytë të Grupit F, shkruan Sinjali Sport.

Hungaria është duke e pritur në “Puskas Arena” kampionen e botës Francën, ku edhe ka ndryshuar rezultati në të mirë të vendasve 1-0.

Attila Fiola me solo aksionin në fund të pjesës së parë në minutën e 45+2 ka kaluar në epërsi vendasit, duke e bërë zhvillimin e pjesës së dytë spektakolare.

Franca vije pas fitores në kryendeshjen e Grupit F, ndaj Gjermanisë, ndërsa Hungarezët ndeshjen e parë e humbën nga Portugalia. /Gazeta Sinjali Sport/