image Humor i zi me Ukshin Hotin, familja: Duhet të ketë ligj për vlera kombëtare

Sociale

Humor i zi me Ukshin Hotin, familja: Duhet të ketë ligj për vlera kombëtare

news image

Djali i Ukshin Hotit, Andin Hoti, ka reaguar ndaj një postimi në internet me titull “Gjeje ku është Ukshin Hoti”, foto e cila vlerësohet se përbën humor të zi lidhur me zhdukjen e aktivistit dhe profesorit Ukshin Hoti.

Andini tha se kjo është ofenduese dhe e papranueshme për familjen e tij si dhe përbën fyerje për vlerat më sublime të shoqërisë e të rrugëtimit të Kosovës për liri. Megjithatë, ai tregoi se janë sqaruar me gazetarin.

“Ne jemi shqetësuar si familje nga ajo çfarë kemi pa. Unë megjithatë nuk jam marrë me individin, por me fenomenin. Kjo ka të bëjë më shumë me mungesën e ligjit, që ka të bëjë me mbrojtjen e vlerave kombëtare dhe njerëzit e shfrytëzojnë të drejtën e shprehjes që në radhë të parë na lëndojnë neve si familje, por jo edhe vetëm. Kemi të bëjmë me një personalitet kombëtar e aq më tepër me një person të zhdukur”, ka thënë Hoti për RTK.

“Ne i bëjmë repost çdo video në internet duke qenë se në emision ka pasur shumë shaka. Ne as që e kemi shikuar. Kur e kemi marrë thirrjen, e kemi fshi. Na vjen keq, shumë keq nga ana jonë për familjen Hoti, por sinqerisht nuk është diçka që ne e kemi krijuar”, ka thënë gazetari që ka publikuar videon.

Nga Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës kanë thënë se AGK-ja nuk i monitoron “memet” në internet.

/GazetaSinjali/