image Humolli: Kurti nuk u beson as deputetëve të vetë e as qeverisë

Politikë

Humolli: Kurti nuk u beson as deputetëve të vetë e as qeverisë

news image

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Fatmir Humolli, vlerëson se lidhur me planin e njohur si “franko-gjerman”, kryeministri Kurti nuk u beson as deputetëve të vetë e as qeverisë.

“Gjithçka e mbajnë në një grupacion që neve me na qit para aktit të kryer”, u shpreh Humolli në emisionin Info Magazinë në Klan Kosova.

“Për mendimin tim personal, derisa KFOR-i francez i ka mbrojtur serbët të cilët i kanë shpërngulur me mijëra shqiptare prej veriut të Mitrovicës, dhe një plan që fillon me “franko”, për mua është një bazë e fuqishme që të mos i besoj”.

“Nuk dua të paragjykoj. Por në mënyrë automatike, derisa është franko-gjermane, d.m.th nuk është e besueshme, por vetvetiu derisa është temë e diskutimit Kosova me Serbinë, atëherë është e papranueshme”, tha deputeti i VV-së, Fatmir Humolli.

/GazetaSinjali/