Një shqiptar i Kosovës, i quajtur Ahmet Sulaj prej të paktën dy ditëve është parë të endet në qytetin e Durrësit duke thënë se nuk po arrinë ta gjejë shtëpinë.
Nuk dihet nëse personi në fjalë jeton në qytetin e Durrësit, por sipas qytetarëve ai thotë se ka ardhur me autobus dhe se nuk mund ta gjejë banesën e tij.
Mediat shqiptare kanë raportuar se banorë të zonës e kanë ndihmuar me veshje pasi për shkak të uljes së menjëhershme të temperaturave, veshja e tij ka qenë e papërshtatshme.
Ai ka thënë se mbrëmjen e djeshme ka qenë në polici, por sot sërish është parë duke u endur rrugëve.
Çdokush që e njeh mund të kontaktojë familjarët e të moshuarit. /Gazeta Sinjali/