Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta është shfaqur paraditen e sotme në selinë blu, 3 ditë pas zgjedhjeve të “14 Majit”.
Koalicioni “Bashkë Fitojmë” i drejtuar nga Ilir Meta pësoi një humbje të thellë, duke fituar vetëm 7 bashki të vogla, ndërkohë që edhe në Këshillat Bashkiak, nuk arritën në asnjë bashki të kryesojnë.
Ndërkohë në kampin opozitar kanë nisur zërat për largimin e Sali Berishës dhe riformatimin e Partisë Demokratike, si e vetmja mënyrë për ta kthyer opozitën në shinat e duhura.
Ende nuk dihet se për çfarë do të flasë sot dyshja Meta- Berisha./abcnews.al