image Humbën prindërit nga lufta, Zelensky surprizon jetimët në spital

Botë

Humbën prindërit nga lufta, Zelensky surprizon jetimët në spital

news image

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka vizituar 2 fëmijë që kanë mbetur jetimë nga lufta, të cilët ndodheshin të shtruar në një spital në Kiev.

Ilya Matvienko, 10 vjeç dhe Kira Obedinska, 12 vjeçe, të dy pësuan lëndime dhe humbën prindërit e tyre në bombardimet ruse të shtëpive të tyre. Forcat ruse më pas i morën dhe i dërguan jashtë qytetit në territorin armik, sipas faqes zyrtare të Presidentit, shkruan dailymail.

Autoritetet ukrainase arritën të shpëtonin fëmijët nga “kthetrat ruse” dhe t’i kthenin në krahët e gjyshërve të tyre.

Një video e postuar në faqen e Volodymyr Zelensky në Facebook dukej lumturia e Ilya Matvienko-s teksa merrte i-Padin në ditën e ditëlindjes, ndërsa gjyshja dhe mjekët po  shihnin me admirim gjestin e presidentit.

Ilya humbi nënën e tij gjatë bombardimeve ruse në Mariupol. Presidenti Zelensky i uroi Ilya-s ditëlindjen dhe mjekët e siguruan atë se djali do të shërohej plotësisht.

Ne jemi më të shqetësuar për fëmijët. Fëmijët janë e ardhmja jonë. Ne do të luftojmë që çdo fëmijë ukrainas të kthehet në shtëpi”, tha presidenti.

/GazetaSinjali/