image Humb kontrollin e makinës në rreth rrotullim dhe shkakton aksident në hyrje të Prishtinës, arrestohet ngasësi i veturës

Sinjalizime

Humb kontrollin e makinës në rreth rrotullim dhe shkakton aksident në hyrje të Prishtinës, arrestohet ngasësi i veturës

news image

Një aksident trafiku ka ndodhur mbrëmë përballë Qendrës Sociale-Edukative “Don Bosko”, konkretisht në hyrje të Prishtinës, shkruan Gazeta Sinjali.

Aksidenti dyshohet se ka ndodhur nga një vozitës, i cili nga mospërshtatja e shpejtësisë ka humbur kontrollin e makinës dhe ka kaluar në shiritin e kundërt të rrugës dhe është përplasur me një veturë tjetër, me ç’rast i ka shkaktuar lëndime trupore pasagjeres së asaj veture.

Kështu ka bërë të ditur një sinjalizues i Gazetës Sinjali, i cili njoftoi se pasagjerja nga plagët e marra është dërguar për trajtim mjekësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Sinjalizuesi gjithashtu deklaroi se ngasësi i veturës është arrestuar nga Policia e Kosovës mbrëmë rreth mesnatës.

Ndërkohë, Gazeta Sinjali ka kontaktuar Policinë dhe është në pritje të përgjigjes.

/GazetaSinjali/