image Një pushues mbytet në Darëzezë, një tjetër shpëtohet nga pushuesit

Shqipëri

Një pushues mbytet në Darëzezë, një tjetër shpëtohet nga pushuesit

news image

Një 60-vjeçar është mbytur në plazhin e Darzezës në Fier, ndërsa një person tjetër ndodhet në gjendje të rëndë.

 Burime nga policia bëjnë me dije se rreth orës  17:00, A. A., 47 vjeç (Arben Alizoti) dhe F. R 60 vjeç (Fiqo Rexhepi) janë futur për t’u larë në det dhe kanë rrezikuar të mbyten.

Pushuesit dhe punonjësit e policisë u kanë dhënë ndihmën e parë dhe i kanë çuar me ambulancë në spitalin e Fierit. Fatkeqësisht 60-vjeçari, Fiqo Rexhepi, ka ndërruar jetë rrugës për në spital, ndërsa 47-vjeçari ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Njoftimi i policisë: 

Sot rreth orës 17:00, në plazhin publik në Pishë Poro, Darëzezë, shtetasit A. A., 47 vjeç dhe F. R., 60 vjeç, të dy banues në Fier, duke u larë në det kanë rrezikuar të mbyten.

Pushuesit që ishin pranë tyre dhe më pas punonjësit e Policisë që patrullojnë në bregdet, u kanë dhënë ndihmën e parë dhe i kanë çuar me ambulancë në spitalin e Fierit.

60- vjeçari ka ndërruar jetë rrugës për në spital ndërsa 47-vjeçari ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.

Po punohet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes. /Gazeta Sinjali/