Një aksident trafiku ka ndodhur gjatë ditës së sotme në fshatin Stanishor të Gjilanit, ku si pasojë ka humbur jetën një vajzë 22 vjeçare.
Zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani, ka bërë të ditur se “deri te vet aksidenti ka ardhur kur vetura , me tabela 06 ka qenë duke lëvizur në rrugën Novobërdë – Gjilan, në fshatin Stanishor, i njëjti ka qenë ne veturë me katër anëtar të familjes, bashkëshorten dhe tre fëmijë, dhe dyshohet për shkak kushteve atmosferike i njëjti ka humb kontrollin mbi automjetin dhe rrokulliset duke rënë jashtë rrugës, me ç ‘rast ka humbur jetën viktima F.K.SH, rreth 22 vjeçare”.
Në vendin e ngjarjes kanë dal të gjitha njësitet relevante, në vendin e ngjarjes mjeko ka konfirmuar vdekjen e viktimës. Të lënduarit tjerë janë dërguar për ndihmë në spitalin rajonal në Gjilan. /GazetaSinjali/