Anila Grishaj, 26-vjeçare, ka humbur jetën të martën teksa ishte në vendin e punës në Treviso të Italisë.
Grishaj punonte në kompaninë për prodhimin e ushqimeve të ngrira, kur u dëmtua nga një makinë ambalazhimi, shkruajnë mediat italiane.
Nga hetimet paraprake, rezulton se koka e viktimës kishte mbetur në makineri.
Si shkak i dëmtimeve të rënda, ajo vdiq në vend.
Hetimet pritet të zbulojnë shkaqet dhe rrethanat e plota të kësaj ngjarjeje tragjike.
Është ky rasti i fundit i rritjes së aksidenteve me fatalitet në vendin e punës në Itali.