image E rëndë/ Humb jetën aksidentalisht në Gjermani 16-vjeçari nga Kosova

Diasporë

E rëndë/ Humb jetën aksidentalisht në Gjermani 16-vjeçari nga Kosova

news image

Një 16-vjeçar me prejardhje nga fshati Peran i Podujevës ka humbur jetën aksidentalisht në Gjermani.

Kështu ka njoftuar kryetari i Podujevës Shpejtim Bulliqi.

Ai ka shpreh ngushëllime për vdekjen e Ronit dhe bëhet e ditur se varrimi i tij do të bëhet nesër në orën 15:00 në varrezat e fshtatit Peran.

Postimi i plotë:

Më pikëlloi shumë lajmi për vdekjen tragjike të djaloshit 16 vjeçar, Roni Mustafa, nga fshati Peran i Podujevës, i cili humbi jetën aksidentalisht në Gjermani, ku edhe jetonte bashkë me familjen e tij.

Në këto momente pikëllimi, ndaj dhimbjen me familjen Mustafa dhe gjithë farefisin.

Ju shpreh ngushëllimet më të sinqerta për këtë humbje të madhe familjes Mustafa dhe gjithë atyre që e kanë njohur të ndjerin!

/GazetaSinjali/