image Vdes 73 vjeçari nga Mitrovica, ra nga kati i dytë pasi e ngatërroi ballkonin me tualet

Kosovë

E rëndë/ Vdes 73 vjeçari nga Mitrovica, ra nga kati i dytë pasi e ngatërroi ballkonin me tualet

news image

Një i moshuar nga Mitrovica ka ndërruar jetë sot në mëngjes në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës në Prishtinë.

Gazeta Sinjali mëson nga burimet në Prokurorinë Themelore në Mitrovicë se 73 vjeçari dyshohet se, rreth orës 02:00 pas mesnate, ka rënë aksidentalisht nga ballkoni, në katin e dytë të shtëpisë që gjendet në rrugën “Dëshmorët e Kombit” në Mitrovicë.

Sipas informacioneve zyrtare, viktima S. U. (emër i njohur për redaksinë), që po qëndronte prej kohësh në shtëpinë e pleqve në Skënderaj, mbrëmë, në natën kritike ka qenë në shtëpinë e vëllait të tij në Mitrovicë, i cili ishte ardhur për pushime në Kosovë nga Suedia ku gjendet me qëndrim,

Sipas dëshmisë së të vëllait, 73 vjeçari është zgjuar pas mesnate për nevojat personale dhe duke tentuar të hynte në tualet ka gabuar drejtimin dhe ka dalë në ballkonin e shtëpisë i cili është pa rrethoje. Më këtë rast ai ka rënë poshtë nga kati i dytë i shtëpisë duke marr lëndime vdekjeprurëse, mëson Gazeta Sinjali.

I dyshuari është dërguar në Spitalin Rajonal në Mitrovicë dhe më pas është transportuar me urgjencë për në QKUK në Prishtinë ku në mengjesin e sotëm ka ndërruar jetë.

Pas konsultimit me prokurorin kujdestar, rasti është cilësuar si vdekje e dyshimtë. /Gazeta Sinjali/