image Hulumtuesit gjejnë mënyrën për t'i shumuar mushkonjat që nuk shpërndajnë sëmundje

Shëndetësi

Hulumtuesit gjejnë mënyrën për t’i shumuar mushkonjat që nuk shpërndajnë sëmundje

news image

Disa hulumtime në Indonezi kanë gjetur një mënyrë për t’i rritur mushkonjat që nuk shpërndajnë sëmundje vdekjeprurëse dhe që mund të ndalojnë përhapjen e etheve Dongue.

Sipas ekspertëve, këto mushkonja do të bartin në vete bakterien “Wolbachia” ku bllokohet aftësia e tyre për të shpërndarë viruse si Dengua, Zika dhe verdhëza.

Hulumtuesit kanë zbuluar se kur mushkonjat bartin bakteren Wolbachia, ky bakter lufton me viruset si Dengue. Në këtë mënyrë është më e vështirë për viruset që të shpërndahen dhe e ulin mundësinë e mushkonjave që të shpërndajnë virusin nga personi në person.

Teknikisht ne jemi duke i rritur mushkonjat “e mira”, tha njëri nga hulumtuesit Purwanti.

Mushkonjat që bartin virusin Dongue, do të çiftëzohen me mushkonjat që bartin bakterin Wolbachia dhe në këtë mënyrë do të prodhojnë mushkonjat Wolbachia, kështu që edhe nëse i kafshojnë njerëzit, nuk do të ndikojë te ata”.

Rezultatet nga ky eksperiment, të publikuara në New England Journal of Medicine, treguan një reduktim 77% të rasteve dhe një reduktim 86% të njerëzve që kishin nevojë për kujdes spitalor kur mushkonjat me bakterin Wolbachia u lëshuan.

/GazetaSinjali/