image A mund të transmetohet virusi nëpërmjet mushkonjave? Sqaron MSH e Francës

Shëndetësi

Covid-19/ A mund të transmetohet virusi nëpërmjet mushkonjave? Sqaron MSH e Francës

news image

Ministria e Shëndetësisë së Francës ka rikujtuar se Covid-19 nuk mund të përhapet nga mushkonjat, duke parë parasysh vlugun e lajmeve të rreme që po qarkullojnë në internet.

Institucioni shëndetësor francez, nëpërmjet rrjetit social Twitter më 8 mars kishte sqaruar se koronavirusi nuk mund të transmetohet përmes mushkonjave, meqë është virus respirator, shkruan Le Parisien.

Kështu, Ministria e Shëndetësisë e ka parë të arsyeshme t’ua rikujtojë qytetarëve se koronavirusi nuk mund të përhapet nga mushkonjat, shkruan mediumi francez.

“Koronavirusit është virus respirator, i cili mund të përhapet vetëm nëpërmjet spërklave dhe kontakti me duart e palara”, shkruhet në cicërimën e llogarisë zyrtare të MSH-së franceze në Twitter. /GazetaSinjali/