Bujar Muli, ka thyer një rekord botëror. “Hulku i Kosovës”, siç njihet ndryshe ai, edhe zyrtarisht ka hyrë në librin e rekordeve Guinness.
Njoftimi u bë zyrtarisht edhe nga vet faqja e këtij libri.
Muli barti një ngarkesë tepër të madhe në trup, 1 mijë e 500 e 31 kilogramë.
“Ai e ka thyer rekord duke vendosur qese të shumta çimentoje mbi trupin e tij”.
Ngjarja kishte ndodhur më 15 korrik 2023.
Vetë ai u shpreh tejet i lumtur me këtë sukses të arritur.