image Hoxhaj tregon se a do të shkarkohet Kryesia e PDK-së të mërkurën

Politikë

Hoxhaj tregon se a do të shkarkohet Kryesia e PDK-së të mërkurën

news image

Këshilli Drejtues i Partisë Demokratike do të mblidhet të mërkurën për të diskutuar rreth humbjes në zgjedhjet e fundit të 14 shkurtit, shkruan Gazeta Sinjali.

Kryetari në detyrë i PDK-së, Enver Hoxhaj, ka konfirmuar se do të ketë mbledhje të Kryesisë të mërkurën, ku do të bisedohet rreth çështjes së zgjedhjes së presidentit.

“Pasnesër mblidhet Këshilli Drejtues. Do të bisedoj për rezultatin zgjedhor të 14 shkurtit, do të bisedojmë sjelljen tonë si opozitë, do ta trajtojmë çështjen e zgjedhjes së presidentit, mund të kem mendim të qartë personal por vendimet duhet të merren në parti, dhe për hapat dhe reformën, hapjen dhe ndryshimin që duhet të ndodhë”, tha ai në Kanal 10.

Hoxhaj ka mohuar se në këtë mbledhje do të ketë shkarkim të Kryesisë, duke shtuar se do të debatohet për rezultatin zgjedhor por duhet që të ndiqet edhe ndërgjegjja.

“Kryetari jonë është në gjykatë dhe do të marrim një vendim të duhur në kohë të duhur. Ne mund të debatojmë por jam duke folur për një kryetar partie që është në gjykatë, debat duhet të ketë, kur duhet të ndodh, si duhet të ndodh, duhet të bëhet me vlerat e PDK-së, por duhet të tregojmë edhe moral politik. Fryma që të drejtohemi prej të tjerëve nuk i shërben PDK-së”, ka thënë Hoxhaj./Gazeta Sinjali/