image Hoxhaj tregon kushtet e PDK-së për ta dhënë votën për zgjedhjen e presidentit

Politikë

Hoxhaj tregon kushtet e PDK-së për ta dhënë votën për zgjedhjen e presidentit

news image

Ushtruesi i detyrës së kreut të PDK-së, Enver Hoxhaj, ka folur për çështjen e votimit të kandidatit për president në Kuvend.

Hoxhaj ka thënë se partia të cilën e udhëheq, nuk do të japë votë ‘blanko’ për zgjedhjen e presidentit të ri.

“Nuk ka votë blanko nga PDK-ja (për presidentin), pa konsulta, pa dialog, pa takime ndërpartiake, nuk mund të japim nga studiot as nga konferencat për shtyp”, është shprehur Hoxhaj në Rubikon.

Tutje, Hoxhaj u pyet nëse Kurti do ta ftonte në një takim a do të pranonte, ai tha se “natyrisht që po”.

/GazetaSinjali/