image Hoxhaj përkujton masakrën e Izbicës: Kosova do të kërkojë drejtësi derisa edhe autori i fundit të japë llogari

Sociale

Hoxhaj përkujton masakrën e Izbicës: Kosova do të kërkojë drejtësi derisa edhe autori i fundit të japë llogari

news image

Kryetari në detyrë i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj, ka përkujtuar sot masakrën e Izbicës së Drenicës, ku 22 vjet më parë forcat serbe vranë dhe masakruan 147 civilë shqiptarë, shkruan Gazeta Sinjali.

Hoxhaj me bashkëpunëtorë sot kanë bërë homazhe në kompleksin memorial në Izbicë.

Ai përmes një postimi në Facebook ka thënë se Kosova do të kërkojë drejtësi, derisa edhe autori i fundit i gjenocidit të japë llogari.

“Kosova asnjëherë nuk do të pushoj së kërkuari drejtësi – derisa edhe i fundit prej përgjegjësve të krimeve të kryera nga serbët të japë llogari për veprimet e tyre. Lavdi e përjetshme”, shkroi ndër të tjera ai./Gazeta Sinjali/