image Hoxhaj: Një herë e kemi bërë Haradinajn kryeministër, një herë Mustafën, nuk ka më vota nga PDK

Politikë

Hoxhaj: Një herë e kemi bërë Haradinajn kryeministër, një herë Mustafën, nuk ka më vota nga PDK

news image

Ushtruesi i detyrës së kryetarit të PDK-së, Enver Hoxhaj ka thënë se nuk do të ketë më vota nga partia e tij për kandidat jashtë PDK-së, shkruan Gazeta  Sinjali.

Hoxhaj deklaroi se PDK-ja një herë e bëri kryeministër kreun e AAK-së, Ramush Haradinajn e një herë tjetër kreun e LDK-së, Isa Mustafën, e që sipas tij tani e tutje nuk do të ketë vota nga PDK.

“Kemi ardhur në përfundim që nëse dikush kërkon votë nga ne, do të duhej të llogarisë për propozimin tonë. Në PDK realisht ende nuk kemi biseduar për një gjë të tillë. Do të ishte absurde që ne të votojmë një kandidat të partnerëve të koalicionit, ku një herë e kemi bërë Ramush Haradinajn kryeministër, një herë Isa Mustafën, dhe në vitin 2021 ne ta votojmë një kandidat që do të vijë nga ta”, ka thënë Hoxhaj në T7./Gazeta Sinjali/