image Hoxhaj: Ne vazhdojmë të jemi opozitë e qeverisë, mirëpo asnjëherë ndaj qytetarëve

Politikë

Hoxhaj: Ne vazhdojmë të jemi opozitë e qeverisë, mirëpo asnjëherë ndaj qytetarëve

news image

Ushtruesi i detyrës së kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj, i ka njoftuar anëtarët e degëve të partisë së tij, me zhvillimet e fundit në lidhje me Projektligjin për Rimëkëmbje Ekonomike dhe propozimet e PDK-së, të cilat do të jenë pjesë e pakos dhe votimit që pritet të bëhet të sot, shkruan Gazeta Sinjali.

Hoxhaj tha se PDK do të vazhdojë të jetë opozitë ndaj Qeverisë, por sipas tij, asnjëherë ndaj qytetarëve të Kosovës.

“Ne vazhdojmë të jemi në opozitë ndaj qeverisë, mirëpo asnjëherë nuk do të ndalim punën në favor të qytetarëve. Ata kanë nevojë ta ndjejnë dorën e shtetit çdoherë, e sidomos tani në kohë pandemie”, ka thënë ai. /Gazeta Sinjali/